Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko u takua me Ministrin e Shtetit për Diasporën dhe Zhvillimin Ndërkombëtar të Irlandës, z. Ciarán Cannon. Ministrat Majko dhe Cannon biseduan për arritjen e një marrëveshjeje dypalëshe në fushën e Diasporës si dhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta. Gjithashtu, shkëmbyen mendime mbi fuqizimin e rolit dhe kontributit të diasporave në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendeve të origjinës. Ministri Majko e informoi kolegun irlandez mbi vizionin dhe strategjinë e re të qeverisë së Shqipërisë për rritjen e aksesit dhe kontributit të diasporës në zhvillim.

Z. Majko dhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, z. Dritan Delija, u takuan gjithashtu me përfaqësues të organizatës “Ireland Reaching Out” dhe të projektit “Galway Tribal Diaspora”.

Publikuar më: 31 tetor 2018