Forcimi i lidhjeve me diasporën po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm si prioritet strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.
Më 17 prill në kuadër të një projekti të WFD, i mbështetur nga Ambasada Suedeze dhe SIDA, zyrtarë nga Maqedonia e Veriut përfaqësues nga institucione shtetërore, së bashku me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, zhvilluan një takim për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në këtë fushë me Agjencinë Kombëtare të Diasporës.
Ky program ka në fokusin e tij promovimin e migracionit qarkullues dhe nxitjen e investimeve nga diaspora, duke u fokusuar fillimisht në analizën e praktikave në vendet e rajonit.
Paralelisht, me avancimin e përpjekjet për hartimin e politikave afatgjata, të harmonizuara me objektivat globale për zhvillim të qëndrueshëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerë ndërkombëtarë.
Në këtë kuadër, Agjencia Kombëtare e Diasporës ndau eksperiencën e saj lidhur me hapa konkretë:
-
Hartimi i Strategjisë së re për Diasporën 2026–2030;
-
Koordinim ndërinstitucional dhe përfshirje aktive e të gjithë aktorëve që kanë programe për diasporën;
-
Angazhim i përfaqësive, shoqatave të diasporës, anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës dhe personaliteteve si pika kyçe kontakti;
-
Zhvillim i shërbimeve digjitale dhe nxitjen e investimeve.
Drejtoresha Ekzekutive e AKD-së znj. Xhafa theksoi se angazhimi i Agjencisë Kombëtare të Diasporës në forcimin e lidhjeve me diasporën dhe rritjen e kontributit të saj në zhvillimin e vendit është thelbësor, veçanërisht në kuadër të përparësive të politikës së jashtme dhe procesit të pakthyeshëm i anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Prioritetet kryesore përfshijnë angazhimin ekonomik të diasporës, nxitjen e rikthimit të trurit përfshirjen e të rinjve, forcimin e lidhjeve kulturore, si dhe zhvillimin e turizmit dhe rajoneve.
Po ashtu, theksi vihet tek fuqizimi i qeverisjes vendore dhe rritja e bashkëpunimit në nivel lokal.
Ndërtimi i besimit me diasporën mbetet thelbësor dhe kërkon transparencë, komunikim të vazhdueshëm dhe iniciativa konkrete që e bëjnë këtë lidhje të qëndrueshme dhe funksionale.
Në përmbyllje të takimit, u theksua se diaspora përfaqëson një aset strategjik dhe se bashkëpunimi rajonal është çelësi për të shfrytëzuar në maksimum potencialin e saj për zhvillim.




