Këshilli Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Diasporës mbajti ditën e sotme mbledhjen e parë për vitin 2020, e cila u drejtua nga kryetari i këtij këshilli, z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Gjatë mbledhjes së sotme u prezantua programi i aktivitetve të planifikuara për t’u zbatuar gjatë këtij viti nga Agjencia. Në përfundim të diskutimeve Këshilli Drejtues miratoi Programin e Aktiviteteve të Agjencisë Kombëtare të Diasporës për vitin 2020.