Thirrje për të gjithë fëmijët e diasporës shqiptare: Ti je shqipja ime – Një letër për gjyshin/gjyshen!
Me rastin e Ditës së Alfabetit, ftojmë fëmijët e diasporës shqiptare të ndajnë ndjenjat e tyre për atdheun dhe për lidhjet shpirtërore që ruajnë me gjyshërit dhe të afërmit në Shqipëri!
Së bashku me mësuesit tuaj, shkruani një letër të veçantë për gjyshin, gjyshen ose një të afërm që ndodhet larg! Nëpërmjet letrave tuaja, përshkruani dashurinë për gjuhën dhe kulturën që bashkëjetojnë në zemrën tuaj, pavarësisht distancës.
Afati i dorëzimit nga data 8-20 nëntor 2024:
Në datën 22 nëntor do të shpallen fituesit e tre vendeve të para.
Si të merrni pjesë:
Shkruani një letër në gjuhën shqipe për gjyshin/gjyshen ose të afërmin tuaj.
Në letër, tregoni për lidhjen tuaj me gjuhën dhe Shqipërinë.
Dërgoni letrën tek mësuesi juaj ose drejtpërdrejt në: info@akd.gov.al.
Bashkohuni në këtë veprimtari të bukur, ku çdo fjalë e shkruar bëhet një urë ndërlidhëse mes brezave dhe distancës.