Sistemi tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh, udhëzimesh, rregulloresh, marrëveshjesh tatimore me vendet e tjera, në të cilat gjejnë pasqyrim llojet e tatimeve dhe taksave që aplikohen në Shqipëri, nivelet e tyre, procedurat për vendosjen, ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, procedurat e vlerësimit dhe mbledhjes së detyrimeve tatimore, si dhe format dhe metodat e kontrollit tatimor.

Personat juridikë dhe fizikë në Republikën e Shqipërisë janë subjekt i tatimeve dhe taksave si më poshtë:

  • Tatimi mbi të ardhurat personale,
  • Tatimi mbi fitimin,
  • Tatimi mbi vlerën e shtuar,
  • Tatimi në burim,
  • Taksa e akcizës,
  • Taksa vendore,
  • Taksa kombëtare.

Në taksat vendore përfshihen:

  1. Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
  2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin.
  3. Taksa e fjetjes në hotel.
  4. Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.
  5. Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme.
  6. Taksa e tabelës.
  7. Taksa të përkohshme.

Në taksat kombëtare përfshihen:

  1. Taksa portuale.
  2. Taksa e qarkullimit për benzinën.
  3. Taksa e mjeteve të përdorura të transportit.
  4. Taksa e rentës minerare.
  5. Taksa e akteve dhe e pullës.
  6. Taksa e karbonit për benzinën.
  7. Taksa e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit, etj

Tatimi mbi fitimin

Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen:

  • Personat juridikë dhe ortakëritë me të ardhura mbi 8 000 000 lekë në vit.
  • Personat juridikë, ortakëritë apo bashkimet e tjera të personave të themeluara ose të organizuara në bazë të një ligji të huaj dhe që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  • Çdo person tjetër, pavarësisht nga statusi ose forma ligjore e regjistrimit apo e njohjes së tij, me përjashtim të rastit kur ky person është subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin mbi biznesin e vogël.

Detyrimi për të paguar tatimin mbi fitimin:

  • Tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Tatimpaguesit jorezidentë i nënshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga të gjitha të ardhurat, me burim në Republikën e Shqipërisë.

Shkalla e tatimit mbi fitimin është:

  1. 0% për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit.
  2. 15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit.

SHKALLA TATIMORE E REDUKTUAR

  • Për personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e software-ve, tatimi mbi fitimin është 5 %.
  • Për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/2012, “Përshoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5 %.
  • Për subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5 %. Kjo shkallë aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për personat juridikë që përfitojnë statusin “subjekt i certifikuar agroturizmi”, deri më 31 dhjetor 2021.
  • Për personat juridikë, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive, shkalla e tatimit mbi fitimin është 5%.

PËRJASHTIME

Strukturat akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name” përjashtohen nga tatim fitimi. Përjashtimi nga tatimi mbi fitimin aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2024. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Tatimi mbi dividendin

Norma e tatimit mbi dividendin është 8%.

Tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogël

Çdo subjekt, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 lekë, i nënshtrohet detyrimeve për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.

SHKALLA TATIMORE

Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 0 deri në 8 milionë lekë, është 0.

Tatimi mbi të ardhurat personale

Normat e tatimit mbi të ardhurat personale:

Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve.

  1. Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave.
  2. Individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për burimet e të ardhurave, të realizuara në teritorin e Republikës së Shqipërisë.
TAX RATE IN % / MONTH
From To From To
0 40,00    ALL

(328€)

0 40,000 ALL (328€) 0%
40,001

ALL

(328€)

50,001   ALL

(410€)

0 30,000 ALL (246€) 0%
30,001  ALL

(246€)

50,000ALL (410€) 50% * 13% on the amount exceeding 30000 ALL
50,001

(410€)

More 0 30,000ALL (246€) 0%
30,001(246€) 200,000ALL (1640€) 13% on the amount exceeding 30000 ALL
200,001 ALL

(1640€)

More 22100 ALL + 23% on the amount exceeding 200000 ALL

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Kontribute Punëdhënës Punëmarrës I vetëpunësuar
Kontribute sigurime shoqërore 15 % 9.5 % 23 %
Kontribute sigurime shëndetësore 1.7 % 1.7 % 3.4 %

 

Kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet mbi pagën bruto mujore dhe varion nga një shumë minimale prej ALL 30 000 deri në një shumë maksimale prej ALL 132 312.

Kontributi i sigurimit shëndetësor llogaritet mbi pagën bruto mujore.

Personat e vetëpunësuar paguajnë 3.4% kontribut të sigurimit shëndetësor të jo më pak se dyfishit të pagës minimale, pra prej ALL 60,000, si dhe kontributet e sigurimeve shoqërore në 23% të jo më pak se pagës minimale ALL 30,000.

 

Tatimi mbi vlerën e shtuar

FUSHA E ZBATIMIT

Tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen:

  1. të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt pagesës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë;
  2. të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë.

KUFIRI MINIMAL I REGJISTRIMIT

Kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 lekë.

SHKALLA STANDARDE

Shkalla standarde e tatimit mbi vlerën e shtuar për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, e cila aplikohet si një përqindje e vlerës së tatueshme, është 20 %.

SHKALLA E REDUKTUAR

Shkalla e reduktuar 6% e TVSH aplikohet:

  • Për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit.
  • Për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.
  • Për strukturat, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmi, për furnizimin e shërbimit të akomodimit dhe restorantit, me përjashtim të pijeve.
  • Për furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive.
  • Për furnizimin e mjeteve të transportit publik tё licencuar të udhëtarëve me autobus me nëntë plus një vende ose më shumë, vetëm me motor elektrik.
  • Për furnizimin e librave të çdo lloji.

 

Shkalla e reduktuar 10% e TVSH aplikohet:

  • Për furnizimin e inputeve bujqësore, ku përfshihen plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët, me përjashtim të hormoneve të klasifikuara në kodet 2937 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave.

Shkalla 0%:

Trajtohen si furnizime me shkallë zero të TVSH-së:

  • Eksportet
  • Mallrat dhe shërbimet që kanë të bëjnë me transportin ndërkombëtar të tyre

PËRJASHTIME NË IMPORT

Importimi i makinerive dhe pajisjeve:

  1. në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë (4,166,667 Euro)
  2. në funksion të realizimit të kontratave të investimeve në sektorin e përpunimit aktiv dhe të agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;

Tatimi në burim

Të gjithë personat rezidentë në Republikën e Shqipërisë, organet e qeverisjes qendrore e vendore, organizatat jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë, sipas shkallëve të mëposhtme:

15 % për:

  1. interesat dhe pagesat e ngjashme me to;
  2. pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;
  3. pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet e konsulencës, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit;
  4. pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;
  5. pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;
  6. pagesat për qiratë;
  7. pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla që u bëhen personave, të cilët punësojnë artistë ose sportistë apo ndërmjetësojnë për shfaqjet e tyre;
  8. të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë.

8 % për:

  1. dividendët
  2. ndarjet e fitimit.

Taksat e aksizës

Akciza  është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Produkte që i nënshtrohen akcizës janë:

  1. produktet energjetike;
  2. alkooli dhe pijet alkoolike;
  3. duhani e produktet e duhanit;
  4. produktet e tjera (kafe e pjekur, fishekzjarre, llamba inkandeshente, goma të përdorura etj.)

 

LINDJA E DETYRIMIT TË AKCIZËS

Për mallrat e akcizës detyrimi i akcizës lind në momentin e hedhjes së mallit për konsum në territor.

Në rastet e importit të mallrave të akcizës, detyrimi i akcizës lind në momentin e lindjes së borxhit doganor, sipas përcaktimeve përkatëse të Kodit Doganor.

DEKLARIMI

Deklarimi i akcizës bëhet nga:

  1. depozituesi i miratuar;
  2. pritësi i regjistruar;
  3. dërguesi i regjistruar;
  4. përfaqësuesi fiskal;
  5. individi (personi fizik natyror).