Sot u mbajt online takimi i parë i Grupit të Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën (2021-2025). Grupi i Koordinatorëve, i përbërë nga zëvendësministrat e ministrive të linjës si edhe dy ekspertë të fushës, përfaqësues të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Agjencisë Kombëtare për Diasporën, është përgjegjës për bashkërendimin e punës me zbatimin e masave të Planit të Veprimit të Strategjisë në institucionet përkatëse.
Çështjet kryesore të rendit të ditës ishin prezantimi i “Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe Planit tē Veprimit 2021-2025” si dhe vlerësime dhe sugjerime nga anëtarët e Grupit të Koordinatorëve lidhur me zbatimin e masave dhe pritshmëritë për Strategjinë e re. Në fjalën e tij, Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko u prezantoi anëtarëve të Grupit të Koordinatorëve strategjinë e re si dhe risolli në vëmendje se progresi mbi zbatimin e masave të Planit të Veprimit do të reflektohet në hartimin e buletinit tre mujor.