Më datë 11.09.2018 u mbajt takimi i parë i Grupit të Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Strategjisë për Diasporën (2018-2024) në ambientet e Kryeministrisë.
Koordinatorët, të drejtuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, janë përgjegjës për bashkërendimin e punës me zbatimin e masave të Planit të Veprimit në institucionet përkatës.
Grupi i Koordinatorëve përfaqësohet nga zëvendësministrat e ministrive përkatëse si edhe nga dy ekspertë të fushës në nivel ekzekutiv.
Ministri Majko u prezantoi anëtarëve të Grupit të Koordinatorëve planin e punës si edhe detyrat përkatëse dhe theksoi se progresi mbi ecurinë e masave të Planit të Strategjisë do të reflektohet përmes hartimit të një buletini çdo tre muaj.