Në emisionin “Shqiptarët pa Kufij” në RTSH2, një hapësirë mediatike kushtuar diasporës shqiptare, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Ermonela Xhafa, ishte e ftuar për të ndarë me publikun prioritetet, nismat dhe risitë e politikave shtetërore në mbështetje të bashkëkombësve tanë jashtë vendit.

Gjatë intervistës, znj. Xhafa prezantoi “Draft Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026–2030” tashmë të publikuar për konsultim publik, duke theksuar se ajo është hartuar përmes një procesi të gjerë bashkëpunimi me institucionet, ekspertët dhe vetë diasporën. Strategjia synon ta vendosë diasporën në qendër të zhvillimit të vendit, si një partner të rëndësishëm në jetën ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Shqipërisë.

Në fokus të intervistës ishin gjithashtu:

  • Suksesi i Samitit të IV të Diasporës dhe rekomandimet e tij;

  • Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026–2030 dhe plani i veprimit;

  • Bashkëpunimi me diasporën, shoqatat, mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë dhe Këshillin Koordinues të Diasporës;

  • Aktivitetet që Agjencia Kombëtare e Diasporës po zhvillon dhe ato që do të mbështesë në vijim për promovimin e kulturës shqiptare dhe forcimin e lidhjeve me bashkatdhetarët në mbarë botën.

Në përmbyllje, znj. Xhafa ftoi të gjithë bashkatdhetarët, studiuesit, mësuesit dhe aktorët e interesuar të bëhen pjesë e konsultimit publik, duke dhënë mendimet dhe sugjerimet e tyre për një strategji sa më gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të diasporës shqiptare.

Diaspora është pjesë e së tashmes dhe e së ardhmes së Shqipërisë.

Kontributi i saj është thelbësor për ndërtimin e politikave që u shërbejnë shqiptarëve kudo në botë.

Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni këtu: –> https://www.youtube.com/watch?v=xk-hl2z8MGo