Shkolla Verore “Jam shqiptar” Vizitë në muzeun “Bunk’art” dhe në Muzeun e Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
Muzeu rindërton historinë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri nga viti 1912 në vitin 1991 dhe zbulon sekretet e Sigurimit.
Shtëpia me Gjethe (e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj), ndërtesa që strehoi për pak kohë Gestapon gjatë pushtimit të vendit në Luftën e Dytë Botërore, ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944 – 1991. Për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një të panjohur, një mister.
Altin Selimi2024-07-01T12:01:17+00:00