Në përfundim të Shkollës Verore “Jam Shqiptar” nxënësit nga diaspora shqiptare në Itali, mes emocioneve dhe kujtimeve te bukura që krijuan gjatë këtyre 10 ditëve, largohen nga Shqipëria. Përveç aktiviteteve didaktikehistorike dhe kulturore, nxënësit nga shkolla të ndryshme të gjuhës shqipe në Itali krijuanlidhje të forta midis tyre, të cilat do ti zhvillojnë më tej në vendin ku jetojnë .
Për realizimin me sukses të aktivitetit një ndihmesë të veçantë dhanë Oficerja Koordinuese për Diasporën në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano si dhe dy mësueset shoqëruese të grupit, Anila Berberi dhe Elvira Lashi.