Nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencia Kombëtare e Diasorës në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën organizon Shkollën Verore 2024.
Data po afron!
Shkolla Verore “Jam Shqiptar” mirëpret aplikimet nga nxënësit e diasporës shqiptare që jetojnë në Itali.
Në datën 21 qershor 2024, përmes një programi të larmishëm, njëzet nxënës do të kenë mundësi të vizitojnë peisazhet mahnitëse të alpeve dhe rivierës shqiptare ku do të njihen me historinë, natyrën, artin, kulturën e traditën shqiptare.
Nëse ke dëshirë të bëhesh pjesë e kësaj përvoje dhe të krijosh kujtime të paharrueshme, dërgo aplikimin tënd bashkëlidhur me dokumentet e nevojshme në adresën elektronike shkollashqip@mfa. gov.al.
Për të aplikuar, nxënësit duhet të plotësojnë këto kritere:
- të kenë shtetësinë shqiptare
- të jenë të moshës 14-17 vjeç
- të kenë ndjekur shkollat/kurset e gjuhës shqipe prej së paku 2 vjetësh
- të gëzojë shëndet të plotë.
Dokumentat e nevojshme që duhet të dorëzoni janë:
- Letër rekomandimi nga mësuesi
- Kartë identiteti
- Vertetim nga mjeku i familjes që nxënësi gëzon shëndet të plotë
- Një foto
Afati i fundit për aplikim: 2 qershor 2024