INSTAT me mbështetjen e ministrit të Shtetit për Diasporën publikon për herë të parë një studim konkret mbi Diasporën të titulluar “Diaspora e Shqipërisë në shifra”.
Ky studim është kryer mbi bazë të vlerësimeve të tërthorta të realizuara gjatë vitit 2018. Sipas të dhënave numri i shqiptarëve në Diasporën e re llogaritet të jetë rreth 1.6 milionë, e thënë ndryshe 36 % e shtetasve shqiptar jetojnë jashtë Shqipërisë.
Ky publikim kryhet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Diasporën. Qëllimi i tij është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe profilin e saj mbi karakteristikat bazë demografike dhe sociale.
Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni publikimin e plotë:
Diaspora e Shqipërisë në Shifra
Publikuar më: 18 dhjetor 2018