Agjencia Kombëtare e Diasporës ndjek zbatimin e masave të Planit të Veprimit nga institucionet përkatëse dhe informon çdo tre muaj publikun mbi ecurinë dhe procesin e zbatimit të masave të Planit të Veprimit, përmes publikimit të Buletinit.
Buletini nr. 3 është vazhdim i publikimeve të mëparshme dhe në të jepet një informacion i detajuar mbi ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit nga institucionet shtetërore përgjegjëse për politikat e Diasporës.
Publikimi i këtij dokumenti synon informimin e qytetarëve të interesuar brenda dhe jashtë vendit për ecurinë e politikave shtetërore për Diasporën.
Institucionet, grupet e interesit, publiku, media dhe qytetarët janë të mirëpritur për propozimet e tyre, të cilat do të shërbejnë për fuqizimin e bashkëpunimit me Diasporën.
Buletinin e plotë Shtator 2019 mund ta lexoni këtu: