Agjencia Kombëtare e Diasporës ndjek zbatimin e masave të Planit të Veprimit nga institucionet përkatëse dhe informon çdo tre muaj publikun mbi ecurinë dhe procesin e zbatimit të masave të Planit të Veprimit, përmes publikimit të Buletinit.
Buletini nr. 4 (dhjetor 2019) është vazhdim i publikimeve të mëparshme dhe në të jepet një informacion i detajuar mbi ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit, të Strategjisë Kombëtare të Diasporës nga institucionet shtetërore përgjegjëse për politikat e Diasporës.
Publikimi i këtij dokumenti synon informimin e qytetarëve të interesuar brenda dhe jashtë vendit për ecurinë e politikave shtetërore për Diasporën. Gjithashtu, publikimi i Buletinit informon anëtarët e strukturave vendimmarrëse lidhur me politikat ekzistuese, sukseset e arritura dhe vështirësitë e hasura gjatë reformës shtetërore për Diasporën.
Buletinin e plotë Dhjetor 2019 mund ta lexoni këtu:
Buletini Nr.4 Dhjetor 2019