Në këtë video, të përgatitur në kuadër të Samitit IV të Diasporës, nuk janë përmbledhur thjesht aktivitete, por gjurmë të gjalla përjetimesh. Ajo vjen si një rrëfim i ndjerë që mbart zërat që na thërrasin nga larg, shikimet që ruajnë të njëjtën dritë dhe emocionet që na bashkojnë, kudo që ndodhemi.
Në çdo moment të saj reflektohen përpjekjet, bashkëpunimet dhe takimet që kanë ndërtuar ura më të forta lidhjeje mes Shqipërisë dhe diasporës, por mbi të gjitha, ajo sjell pranë ndjesinë e përkatësisë atë lidhje të heshtur, por të fuqishme, që i mban shqiptarët të bashkuar, pavarësisht distancave.
Janë histori të vogla që bashkohen në një rrëfim të madh.
Janë zëra që flasin në gjuhë të ndryshme, por me të njëjtin shpirt.
Janë sy që ndriçojnë nga e njëjta rrënjë dhe zemra që rrahin për të njëjtin identitet.
Një përmbledhje që nuk tregon vetëm çfarë është bërë, por edhe çfarë ndjehet, një pasqyrim i gjallë i një komuniteti që edhe larg, mbetet gjithmonë afër.