Pjesa e dytë e takimit u zhvillua në dy panele: “Politikat dhe programet e punësimit në sektorin e shëndetësisë” dhe “Inovacionet në shëndetësinë shqiptare dhe raste suksesi”.
Diskutimet gjatë paneleve u përqëndruan kryesisht në politikat shëndetësore, programet e punësimit dhe zhvillimet e fundit në sektorin e shëndetësisë shqiptare. Gjithashtu, pjesëmarrësit mjekë nga Diaspora, të cilët ushtrojnë profesionin e tyre jashtë Shqipërisë, si edhe mjekë shqiptarë të rikthyer në vend pasi kanë ndërtuar eksperiencën e tyre profesionale jashtë vendit, patën mundësinë të ndërveprojnë me kolegët e tyre në Shqipëri.
Disa prej mjekëve pjesëmarrës janë kthyer dhe kanë rihyrë në sistemin shëndetësor publik, disa të tjerë kanë krijuar shërbime private; të gjithë këta kanë një rol të rëndësishëm për Shqipërinë dhe sistemin shëndetësor në vend.