Gjatë vizitës në Ukrainë Përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Konsulli i nderit të Shqipërisë në Ukrainë, z. Shahin Omanov zhvilluan një takim me dy rektorët e Univesitetit Kombëtar të Radioteknikës në Kharkov. Me ta u diskutua mundësia e krijimit të një projekti bashkëpunimi për përfshirjen e Diasporës shqiptare. Qëllimi i të cilit do të jetë mbështetja e të rinjve të komuniteteve shqiptare kudo në botë për të avancuar njohuritë e tyre në fushën shkencore.
Më pas, ata vijuan me vizitën në laboratorin e shkencës pranë këtij universtiteti, i cili është një nga laboratorët më të njohur në botë ku kryhen studime të specializuara në disiplina të ndryshme shkencore. Mbi 300 kompani ndërkombëtare si Apple, Microsoft janë bashkëpuntorë të këtij laboratori.