Të nderuar pjesëmarrës në Takimin e Juristëve në Diasporë,

Ju njoftojmë se, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, takimi i programuar për datën 4 prill shtyhet për një kohë të papërcaktuar.

Falenderojmë dhe u shprehim mirënjohjen të gjithë profesionistëve të Diasporës në fushën e së drejtës, të cilët shprehën interes për pjesëmarrje në takim.

Agjencia Kombëtare e Diasporës, në kuadër të misionit të saj në forcimin dhe zgjerimin e lidhjeve të bashkëpunimit me profesionistët në Diasporë, do të vijojë kontaktet me secilin prej jush.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe urojmë shëndet për ju dhe familjet tuaja.