Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së fituesve të konkursit “Nismat me impakt pozitiv në komunitet: Konkursi i bashkive për migracionin dhe diasporën”, një aktivitet i organizuar nga IOM në Shqipëri me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor.

Ky event bëri bashkë institucione qendrore e vendore, partnerë ndërkombëtarë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm për të vlerësuar nismat më të mira që mbështesin migrantët, angazhojnë diasporën dhe nxisin zhvillimin ekonomik e përfshirjen sociale në komunitete.

Urime bashkive Has, Kamëz, Sarandë, Pogradec dhe Dibër, të vlerësuara për iniciativat me ndikim pozitiv dhe qasjen inovative në adresimin e çështjeve të migracionit dhe diasporës.

Prezenca e Drejtoreshës Ekzekutive në këtë aktivitet rikonfirmon angazhimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës për të mbështetur bashkëpunimin ndërinstitucional, fuqizimin e pushtetit vendor dhe promovimin e modeleve të suksesshme që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.