Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve shqiptarë, brenda dhe jashtë atdheut, qofshi gjithmonë të lumtur, të buzëqeshur dhe plot ëndrra të bukura!
Të dashur fëmijë shqiptarë të diasporës,
Me rastin e 1 Qershorit, Agjencia Kombëtare e Diasporës, në bashkëpunim me Swiss-Albania-Event dhe Eliona Gjergo, promovon me shumë kënaqësi nisjen e Edicionit IV të konkursit letrar për fëmijët shqiptarë në mbarë diasporën:
“Merr një Varg dhe Eja”
Një nismë që prej vitesh nxit dhe mbështet fëmijët shqiptarë në diasporë të krijojnë, të shkruajnë dhe të ruajnë lidhjen me gjuhën shqipe përmes poezisë, tregimit dhe krijimtarisë letrare.
Kategoritë:
• Poezi
• Tregime
• Krijime
Mosha: 7–15 vjeç
Afati i dorëzimit të krijimeve: 10 Shtator 2026
Më pas procesi do të kalojë në vlerësim dhe për punimet më të bukura do të ndahen 3 çmime surprizë për talentet më të spikatura.
Tregoni me zemër, vargje, ngjyra dhe imagjinatë se sa bukur vend zë Shqipëria në zemrat tuaja!
Organizuar nga:
-
Eliona Gjergo (në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Korça–Athinë)
-
Swiss-Albania-Event
Mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Diasporës
Një varg, një tregim, një krijim mund të bëhet urë mes brezave.
Eja me fjalën dhe krijimtarinë tënde!