Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Nëna Tereza ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit “Nobel” për Paqen, e cila më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Ajo u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton në qershor të vitit 2002 , tha se “Nënë Tereza, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.
Bamirësia Ndërkombëtare
Nënë Tereza tha “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit.”
Në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshem ndërmjet ushtrisë Israelite dhe guerilëve palestinez. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek spitali i shkatërruar për të zhvendosur pacientët e rinj.
Kur Evropa Lindore pati një rritje në sinqeritet në fund të viteve 1980, ajo i zgjeroi përkpjekjet e saj në vendet komuniste që më parë kanë refuzuar Misionarët e Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat për qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thënë, “Pavarësisht kush thotë cfarë, ti duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde.” Ajo vizitoi Republiken Sovietike të Armenisë pas tërmetit të vitit 1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.
Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi, viktimave të rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë Tereza kthehet për herë të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tiranë, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamirësia e Misionarëve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën.