Misioni dhe Detyratdiaspora2026-01-06T11:15:43+01:00
Agjencia Kombëtare e Diasporës, ka për mision zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit institucional me diasporën, nëpërmjet:
-
Përmirësimit të pozitës së anëtarëve të diasporës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në vendet ku ata jetojnë;
-
Ofrimit të ndihmës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore kombëtare;
-
Nxitjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës;
-
Bashkëpunimit për prosperitetin e të gjithë kombit, paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror.
-
Merr masa për krijimin e bazës unike të të dhënave të diasporës, në bazë të vullnetit të lirë të personit. Ruajtja dhe përpunimi i të dhënave personale bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
-
Zbaton politika dhe projekte që lidhen me diasporën.
-
Përgatit raporte periodike për veprimtarinë e Agjencisë, të cilat ia paraqet për miratim ministrit përgjegjës për diasporën.
-
Përgatit dhe koordinon punën për hartimin dhe rishikimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe ndjek zbatimin e saj.
-
Mban lidhjet ndërmjet diasporës, përfaqësuesve të saj dhe vendit të origjinës.
-
Përgjigjet për funksionimin dhe menaxhimin financiar të Agjencisë.
-
Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me institucionet shtetërore, shoqërinë civile dhe organizatat brenda dhe jashtë vendit, për përmirësimin e pozitës së diasporës në botë.
-
Ndihmon në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, vlerave kombëtare dhe kulturore të diasporës.
-
Informon diasporën mbi proceset politike në vendin e origjinës, me qëllim përfshirjen e tyre në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të Republikës së Shqipërisë.
-
Administron asetet që ka në dispozicion.