Të dashur miq,

Siç jeni në dijeni, ne kemi luftuar për votën e diasporës shqiptare për dekada të tëra. Kjo e drejtë është një e drejtë kushtetuese, dhe është hapi përfundimtar për integrimin e plotë të diasporës në formësimin e të ardhmes së Shqipërisë.
Duke filluar data 11 Janar 2025 deri më 4 Mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka lançuar platformën online për regjistrimin e votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

*Linku për regjistrim dhe udhëzimet e detajuara janë të disponueshme në faqen zyrtare të KQZ: https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte/.

*Duke u regjistruar, ju do të keni mundësinë të votoni në zgjedhjet parlamentare më 11 Maj 2025.

VOTA JUAJ ËSHTË ZËRI JUAJ!
DIASPORA KA RËNDËSI!
DIASPORA NUMËROHET!
*Regjistrohuni SOT!*

Është e thjeshtë, e shpejtë dhe do të sigurojë që e ardhmja e Shqipërisë të pasqyrojë ëndrrat dhe aspiratat e të gjithë njerëzve të saj, pa marrë parasysh se ku jemi.
*MOS U ANKONI, POR VOTONI!*

Me solidaritet,
Mark Gjonaj