Sot u mbajt mbledhja e radhës me grupin ndërinstitucional të punës për krijimin e Pavijonit të Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar.
Në mbledhje u diskutua ecuria e punës për ta bërë funksional këtë pavijon.
Në përfundim të kësaj mbledhje u vendos që grupi ndërinstitucional të mbajë dhe një mbledhje të fundit për finalizimin e këtij projekti ambicioz.