Këshilli Drejtues i Agjencisë Kombëtare për Diasporën mbajti ditën e sotme mbledhjen e radhës e cila u drejtua nga kryetari i këtij këshilli z. Etjen Xhafaj, zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua lidhur me detajimin e planit buxhetor për vitin 2019. Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Dritan Delija prezantoi materialin e përgatitur me informacione mbi organizimin e Samitit të dytë të Diasporës, i cili do të mbahet në datat 28 shkurt – 2 mars 2019.

Një nga pikat ku u ndal diskutimi i sotëm ishte edhe përzgjedhja e kandidatëve për Këshillin Koordinues të Diasporës të përcjella nga ambasadat e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe propozimet për dhënien e çmimit “Ambasador i Kombit”.

Publikuar më: 04 Shkurt 2019