Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën zhvilloi mbledhjen e dytë në Prishtinë më qëllim planifikimin e punës për shpalljen e konkursit për hartimin dhe miratimin e teksteve mësimore për Diasporën.
Në përfundim të këtij takimi komisioni vendosi që brenda vitit 2019 të shpallë konkursin për nivelin e parë për tekstet mësimore të përbashkëta për Diasporën. Deri në atë datë Komisioni do të përgatisë dokumentacionin për shpalljen e konkursit, duke filluar nga plotësimi i standarteve për tekstet për Diasporën.
Komisioni hartoi dhe miratoi gjithashtu kalendarin e punës deri në miratimin përfundimtar të teksteve mësimore për Diasporën.
Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës, i koordinuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ka në përbërje të tij përfaqësues nga ministritë përgjegjëse për arsimin në Shqipëri dhe Kosovë si dhe përfaqësus të Agjencisë Kombëtare për Diasporën.