Sopranoja shqiptare Inva Mula është tashmë një personalitet me dimensione shumë më të mëdha se vetëm ato shqiptare, që ka prekur skenat më të famshme botërore dhe ka bashkëpunuar me personalitete nga më të famshmet në mbarë botën. Znj. Mula, e cilësuar si “Ambasadorja e kulturës shqiptare në botë”, është shpeshherë pjesë e projekteve të ndryshme kulturore, të cilat përfshijnë emra të njohur dhe të rinj të diasporës shqiptare.