📢 2️⃣0️⃣2️⃣4️⃣– një vit plot sfida dhe arritje: Roli i Diasporës Shqiptare dhe bashkëpunimi i shkëlqyer për të forcuar lidhjet me Atdheun 🇦🇱👐🌍

Ky vit që po ikën ka qenë një udhëtim me sfida, strukturime dhe arritje të reja, por gjithashtu është një vit që u mbyll me sukses falë përpjekjeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet institucioneve, shoqatave dhe individëve.

Agjencia Kombëtare e Diasporës ka luajtur një rol kyç në këtë rrugëtim, duke koordinuar dhe mbështetur projekte dhe aktivitete të ndryshme, që synojnë forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve të diasporës dhe atdheut, ruajtjen e identitetit kombëtar, promovimin e gjuhës dhe kulturës, dhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe institucionale.

Bashkëpunimi me institucionet shtetërore dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe angazhimi i komunitetit të diasporës, kanë qenë themeli i suksesit të arritur këtë vit. Përmes këtyre përpjekjeve të përbashkëta, janë krijuar mundësi të reja për zhvillimin e marrëdhënieve dhe mbështetje konkrete për diasporën shqiptare.

Mbyllja e këtij viti me sukses reflekton angazhimin e gjithsecilit dhe mundësitë e shumta që hapen për të ardhmen.

Viti u finalizua me aktivitete të rëndësishme në kuadër të Javës së Diasporës, që u shndërrua në një moment unik, ku energjia pozitive dhe atmosfera bashkëpunuese u reflektuan në çdo aktivitet të realizuar.

Në kuadër të këtyre ditëve të veçanta, që nderojnë rolin e pazëvendësueshëm të shqiptarëve në mbarë botën, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), Kanali 3, partneri ynë i vazhdueshëm, realizoi intervista me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, duke theksuar objektivat e përbashkëta për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe atdheut, ruajtjen e identitetit kulturor dhe avancimin e projekteve të qëndrueshme për zhvillimin e komunitetit shqiptar në nivel rajonal dhe global.

Në këto intervista, anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës ndanë përvojat dhe vizionin e tyre për të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës, si dhe mundësitë për të forcuar lidhjet mes diasporës dhe atdheut.

Më tej, Zv. ministrja e MEPJ theksoi se, në përputhje me objektivat kryesore të Qeverisë, bashkëpunimi me diasporën mbetet një prioritet strategjik, i cili është i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe sociale mes atdheut dhe shqiptarëve në mbarë botën.

Në mbyllje, Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe projektet konkrete që duhet të kontribuojnë në afrimin e shqiptarëve të diasporës me atdheun për ruajtjen e identitetit kombëtar, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Diasporës në këndvështrimin e planeve afatgjatë të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në vitin që vjen, procesi i votimit për shqiptarët e diasporës do të jetë një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes më të gjerë të tyre në jetën politike të vendit. Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi institucional të ngushtë për të mundësuar këtë proces, si dhe për të krijuar mundësi për diasporën që të kontribuojë në zhvillimin e vendit. 🗳️🇦🇱

Ajo theksoi se në vitet që vijnë një nga sfidat më ambicioze ka të bëj me rikthimin e ekselencave duke stimuluar “brain gain”, që do të sjellë përfitime për vendin në fushat e arsimit, teknologjisë dhe inovacionit. Djemtë dhe vajzat shqiptarë në diasporë mund të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë duke ofruar ekspertizën e tyre të fituar në vendet e zhvilluara pranë njësive vendore të origjinës së tyre. Ata mund të ndihmojnë organet qendrore dhe lokale me zgjidhje inovative për probleme administrative, shëndetësore, edukative dhe infrastrukturore, si dhe të krijojnë mundësi për investime dhe partneritete ndërkombëtare. Ky kontribut mund të ndihmojë në modernizimin e shërbimeve publike dhe forcimin e ekonomisë, në forcimin e lidhjeve ndërmjet shqiptarëve në diasporë dhe vendit të tyre të origjinës, duke krijuar mundësi për zhvillim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në të ardhmen.

🎥 Ju ftojmë të ndiqni këtë reportazh.