Mbledhja e radhës e grupit ndërinstitucional të punës për urdhrin nr.136 masa 51 të “Planit të Veprimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës” ishte mbi diskutimin për informimin në mënyrë sa më të plotë të komunitetit shqiptar.

Ministri i Shtetit për Diasporën vuri dhe një herë në dukje rëndësinë e krijimit të një rrjetit efikas për informimin e Diasporës për politikat dhe veprimtarinë e administratës shqiptare në lidhje me Diasporën, por mbi të gjitha për t’u ofruar atyre një informacion të plotë mbi shërbimet që shtetit shqiptar ofron për shërbimet e Diasporës.

E pranishme në këtë takim ishte edhe ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj.Ogerta Manastirliu e cila u ndal tek figura e mjekëve shqiptarë të suksesshëm në botë. Ministria tha se ky komunitet mjekësh shqiptar, jo vetëm po kontribuon në vendet ku është vendosur por po luan një rol të madh në përfshirjen e dhe mbështetjen e mjekëve të rinj.“Përvoja e tyre në vendet europiane dhe më gjerë është shumë e rëndësishme që të jetë e pranishme edhe në Shqipëri dhe kjo mund të realizohet nëpërmjet trajnimeve, seminareve dhe konferencave që duhet të realizohen në Shqipëri”- tha ajo.

Qëllimi i punës së këtij grupi ndërinstitucional është vlerësimi i cilësisë së faqeve të internetit të institucioneve shtetërore për informacion të detajuar për komunitetet shqiptare jashtë vendit duke bërë të mundur hapjen e një seksioni që i kushtohet kësaj teme në faqet elektronike zyrtare.

Publikuar më: 11 Janar 2019