Në fjalën e tij përshëndetëse Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko shprehu mirënjohje për kontributin e mjekëve të Diasporës gjatë periudhës së vështirë që po kalojmë:

“Më lejoni të shpreh kënaqësinë e organizimit të këtij takimi. Pandemia është një emergjencë që ka prekur gjithë botën dhe ne menduam se ky takim ishte i nevojshëm, sepse kjo pandemi ka prekur të gjithë botën. Kjo që po kalojmë i ka bërë mjekët protagonistës e kohës. Mendoj se mjekët e Diasporës e kanë fituar statusin për të qenë prezent me opinionin publik në Shqipëri. Opinioni u njoh me një rrjet të zgjeruar mjekësh në Diasporë gjatë kohës së pandemisë.

Ekspertë që nuk kanë nevojë për fjalë, sepse e kanë dëshmuar me statusin që kanë fituar në vendin ku jetojnë. Ky aktivitet do të shndërrohet në një projekt të përvitshëm.Një projekt i radhës është edhe botimi i një reviste që do të sjell përvojën më të mirë të mjekëve. Disa vite më parë nuk mendoja se do të kishim një faktorizim të ekspertëve të Diasporës, por ky takim tregon të kundërtën. Ky është një aktivitet, i cili më shumë se sa një premtim është një angazhim i shtetit. Të gjithë së bashku Brenda dhe jashtë vendit kemi vetëm një qëllim, zhvillimin e vendlindjes.”

Postuar më: 24/02/2021