Fadil Berisha është një fotograf shqiptaro-amerikan në Nju Jork. Ai ka lindur në Kosovë në1960 dhe ka emigruar në Nju Jork në moshën nëntë vjeçare, ku zbuloi dhe pasionin e tij për fotografinë, modën dhe bukurinë. Para mbërritjes së tij në NYC, Fadili u zhvendos në Itali në 1968 ku filloi pasionin e tij për bukurinë dhe artin. Më pas, Fadili takoi një fotografe me emrin Donna DeMari, e cila e ndihmoi atë të kuptojë pasionin dhe dashurinë e tij për bukurinë. Pas takimit dhe punës me Donna, Fadili punoi si stilist i modës për një vit – ku zbuloi pasionin e tij për fotografinë. Pas emigrimit në New York City në 1982, Fadili filloi karrierën e tij të suksesshme si fotograf i modës dhe bukurisë.