Shqipëria ka një pozitë shumë të favorshme gjeografike, mes rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël, për pasojë ka një potencial të konsiderueshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë si: dielli, era, uji, biomasa dhe burimet gjeotermale.

Përdorimi i këtyre burimeve përbën një strategji afatgjatë për zbatimin e tre objektivave si: mbështetja për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik; rritja e sigurisë së furnizimit me energji; dhe mbrojtja e mjedisit.

Shqipëria është angazhuar për një objektiv të detyrueshëm që 42% e energjisë në konsumin përfundimtar të energjisë bruto deri në vitin 2030 të prodhohet nga burimet e rinovueshme, duke filluar me 31,2% në vitin 2009.

Në vitin 2015, sipas bilancit të energjisë, të publikuar nga EUROSTAT, Shqipëria arriti të prodhojë 34,9% të energjisë nga burimet e rinovueshme, mbi trajektoren e tretë indikative prej 34,3%.

Instrumentet kryesore të politikave energjetike shqiptare përfshijnë harmonizimin e kuadrit ligjor të sektorit energjetik me direktivat evropiane, mbrojtjen e konsumatorit, promovimin e efikasitetit të energjisë dhe rritjen e shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme. Planifikimi i energjisë bazohet në kosto më të vogël dhe inkurajimin e investimeve private dhe publike-private.

Shkarko PDF

Segmente Kyçe Të Manifakturës Për Të Zhvilluar Biznes

Energjia Hidrike

Energji Diellore

Energjia e Erës

Energjia e Naftës dhe Gazit

Energjia e Biomasës