Vijojmë me aktivitetet me grupin e diasporës së vjetër shqiptare në Ukrainë.

Ata vizituan puntorinë e Fondacionit “Tradita Popullore”. Panë nga afër kostumet tradicionale, prodhimin e tyre duke admiruar ngjyrat dhe detajet e tyre.

Një moment i veçantë i vizitës ishte pjesëmarrja aktive e grupit në procesin e qëndisjes tradicionale, ku patën mundësinë të provojnë vetë teknikat artizanale dhe të kuptojnë më nga afër punën e hollë dhe përkushtimin që kërkon realizimi i kostumeve popullore.

Ky ishte një moment i veçantë për të lidhur vallen, kostumin dhe traditën shqiptare, dhe për të ruajtur identitetin kulturor mes breznive të diasporës.