Znj. Sonila Hysi Ruka është emëruar drejtore ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Ajo është diplomuar në Financë në State University of New York”/Empire State College, në vitin 2009. Ka përfunduar studimet në nivelin Master për “Administrim Biznesi” pranë “Institut Universitaire Kurt Bösch” në Zvicër në vitin 2013. Kandidate për PhD pranë Sofia University “St. Kliment Ohridski”.
Znj. Ruka i është bashkëlidhur administratës publike në vitin 2014. Para marrjes së detyrës si Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, ka punuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, në pozicionin drejtues si Përgjegjës për Menaxhimin Financiar të ndihmës së BE-së në Republikën e Shqipërisë.