Ekrem Bardha (i lindur më 13 maj 1933, Radanj, Leskoviku) është filantrop dhe biznesmen i njohur shqiptaro amerikan, lideri i Frontit Kombëtar Shqiptar në Michigan, bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, dhe ish-pronar i gazetës Illyria. I vlerësuar për rolin si atdhetar në njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës z. Bardha tani është Konsull Nderi i Shqipërisë në Michigan dhe konsiderohet si një nga shqiptarët më të suksesshme në Amerikë.
Ekrem Bardha njihet më së shumti si një biznesmen i suksesshëm në Amerikë dhe në Shqipëri, por kontributi i tij nuk është vetëm në tregti. Në 40 vite emigrim në SHBA, ai së bashku me qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të Diasporës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në çështjen kombëtare, dhe sidomos në çlirimin e Kosovës dhe arritjen e Pavarësisë së saj. Ekrem Bardha është takuar me shumë presidentë të SHBA për kauzën shqiptare.