Drejtoresha Ekzekutive, Znj. Sonila Hysi dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës zhvilluan sot një takim me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Znj. Luela Hajdaraga, Oficeren Koordinuese për Diasporën znj. Joneda Dodaj dhe Ministër Këshilltar znj. Eliverta Rodomi , në kuadër të programit “Ditët e Shqipërisë”, program i krijuar për komunitetin shqiptar në Greqi.
Znj. Hajdaraga mbështeti nismat e AKD-së dhe bashkë me drejtoreshën ekzekutive diskutuan mbi nisma dhe projekte të përbashkëta për tu zhvilluar në të ardhmen.
AKD dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë do të mirëpresin në takime në datat 5, 6 dhe 7 tetor shoqatat e komunitetit shqiptar në Greqi si dhe ka organizuar një shfaqje artistike për ta me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.