Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës znj. Sonila Hysi priti sot në takim Konsullin e Nderit të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Z. Shahin Omarov ku u diskutua për një sërë nismash të përbashkëta në mbështetje të komunitetit shqiptar në Ukrainë.
Në takim u bisedua për projektet e përbashkëta me Agjencinë Kombëtare të Diasporës, për rëndësinë e diasporës shqiptare në Ukrainë, si dhe vijimësinë e bashkëpunimit mes të dy palëve. Gjithashtu u fol për projektin e vendosjes së bustit të Nënë Terezës pranë shqiptarëve në Ukrainë, një nismë e cila dëshmon vullnetin e Shqipërisë dhe shtetit pritës Ukrainës për forcimin e marrëdhënieve të komunitetit shqiptar me vendin e tyre të origjinës.