Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, falenderojmë dhe u shprehim mirënjohjen infermierëve të Shqipërisë. Mirënjohje pa kufi edhe infermierëve shqiptarë në Diasporë, për kontributin e tyre në sistemin shëndetësor të vendeve ku shërbejnë, dhe veçanërisht për ato dhe ata që shërbejnë në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19 në këto momente të vështira.

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve festohet çdo vit në 12 maj, në përvjetorin e lindjes së Florence Nightingale, e cila vlerësohet si themeluese e infermierisë moderne. Prej vitit 1965, Këshilli Ndërkombëtar i infermierëve feston këtë ditë për të nënvizuar kontributin dhe angazhimin e tyre në sistemet shëndetësore dhe në shoqëri.