Të rejat e fundit

Informimi i Diasporës shqiptare, zgjidhet koordiantori kombëtar që do të mbikëqyrë procesin

Drejtori i Programimit dhe Zhvillimit, në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), z. Fatjon Hallkaj do të jetë koordinatori shtetëror për informimin e Diasporës shqiptare.

Qëllimi punës së koordinatorit shtetëror për informimin e Diasporës është zbatimi i masës 51, të planit të veprimit, të Strategjisë Kombëtare për Diasporën, miratuar me vendim nr.259, datë 9.5.2018, të […]

By |12 Shkurt, 2019|Të rejat e fundit|0 Comments

Publikohet programi Shtetëror i Aktiviteteve për Diasporën Shqiptare

Programi shtetëror i Aktiviteteve për Diasporën është dokumenti i parë i kësaj natyre në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Diasporës.

Ky kalendar përmban aktivitetet e programuara për gjatë vitit 2019 kushtuar interesave të Diasporës, nga institucionet e shtetit shqiptar. Çdokush tashmë do të ketë informacion dhe mund të vendos në axhendën personale pjesëmarrjen në aktivitete që […]

By |12 Shkurt, 2019|Të rejat e fundit|0 Comments

Zv.ministri i jashtëm përcaktohet koordinator shtetëror për marrëveshjet e sigurimeve të shqiptarëve në Diasporë

Kryeministri ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën për përcaktimin e koordinatorit që do të mbulojë procesin e negocimit të marrëdhënieve në fushën e sigurimeve të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, zv.ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Etjen Xhafaj.

Detyra e koordinatorit shtetëror është ndjekja e procesit të inicimit, negociimit dhe […]

By |11 Shkurt, 2019|Të rejat e fundit|0 Comments

Vizitë studimore në Romë

Një grup i përbërë nga përfaqësues të institucioneve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me Diasporën zhvilluan një vizitë studimore në Romë.

Qëllimi i vizitës ishte marrja dhe shkëmbimi i përvojës për rritjen e kapaciteteve të qeverisë, institucioneve e agjencive shqiptare për angazhimin e Diasporës në zhvillimin e vendit. Vizita u zhvillua në kuadër të programit “Angazhimi i […]

By |9 Shkurt, 2019|Të rejat e fundit|0 Comments

Mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, diskutohet buxheti i 2019

Këshilli Drejtues i Agjencisë Kombëtare për Diasporën mbajti ditën e sotme mbledhjen e radhës e cila u drejtua nga kryetari i këtij këshilli z. Etjen Xhafaj, zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua lidhur me detajimin e planit buxhetor për vitin 2019. Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Dritan Delija […]

By |4 Shkurt, 2019|Të rejat e fundit|0 Comments

Këshilli Koordinues i Diasporës, propozimet zyrtare për kandidatët

Këshilli Koordinues i Diasporës ka tashmë listën me kandidatët zyrtarë që do të jenë pjesë e tij, listë kjo e propozuar nga ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Nisur nga rrethanat e mbajtjes së Samitit të Dytë të Diasporës si dhe për të pasur një konsultim më të gjerë për këtë çështje në mbledhjen e […]

By |1 Shkurt, 2019|Të rejat e fundit|0 Comments

Agjencia Kombëtare e Diasporës marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë prestigjoze “OC International”

Agjencia Kombëtare e Diasporës ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për realizmin e aktiviteteve kulturore me kompaninë e drejtuar nga violinisti i mirënjohur shqiptar Olen Çezari.

Sipas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar nga Drejtori i Agjencisë z. Dritan Delija dhe administratori i “OC International”, Olen Çezari, të dy palët do të bashkëpunojnë për organizimin e eventeve, koncerteve dhe […]

By |30 Janar, 2019|Të rejat e fundit|0 Comments

Publikohet ftesa e Kryeministrit, Edi Rama për Samitin e Dytë të Diasporës

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama u ka drejtuar një ftes të hapur përfaqësuesve të Diasporës për të marrë pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës.

Ftesa u është drejtuar personaliteteve të Diasporës të cilët kanë marrë pjesë në Samitin e parë.

Duke pasur parasysh interesimin e madh për pjesëmarrje në Samitin e Dytë të Diasporës, […]

By |25 Janar, 2019|Të rejat e fundit|0 Comments

Hapet procesi i regjistrimit “on-line” për Samitin e Dytë të Diasporës

Për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e Samitit të Dytë të Diasporës, sot realizohet procesi i regjistrimit “on-line”.

Regjistrimi kryhet në faqen elektronike të Samitit. Për marrjen e ftesës “on-line” duhen plotësuar të dhëna të përgjithshme të individit, si vendi i lindjes, rezidenca dhe kontaktet. Në formularin e regjistrimit keni mundësinë të […]

By |25 Janar, 2019|Të rejat e fundit|0 Comments

Grupi ndërinstitucional i punës nis proçesin për realizimin e platformës së programeve që do të transmetohen në RTSH Diaspora

Grupi ndërinstitucional i punës për zbatimin e urdhrit nr.180 të Kryeministrit “Për përgatitjen e platformës së programeve të emisioneve të posaçme për mësimin e gjuhës shqipe, kulturën shqiptare dhe identitetin kombëtar, të dedikuar për Diasporën” mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutuan disa nga pikat më të rëndësishme të këtij urdhri.

Ministri i Shtetit për […]

By |14 Janar, 2019|Të rejat e fundit|0 Comments