Angazhimi i sipërmarrësve shqiptarë të Diasporës është rritur dita-ditës gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Të shumtë kanë qenë individët të cilët, përmes ndihmave ushqimore dhe pajisjeve mjekësore, kanë ndihmuar bashkatdhetarët e tyre në vendet pritëse si SHBA, Itali, Suedi, Greqi, Gjermani dhe Zvicër.
Veprimtaritë humanitare, përfshirë ato të anëtarëve të komunitetit shqiptar në New York, të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë me përballjen e pasojat e pandemisë, nxjerrin në pah vlerat shqiptare.