Dje, më 27 janar, në Teatrin Vassiliko në Selanik të Greqisë, u shfaq koncerti me artistët e mirënjohur Inva Mula, Olen Çezari dhe Genc Tukiçi.

Koncerti, i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në kuadër të “Ditëve të Shqipërisë”, u përshëndet edhe nga Konsulli i Përgjithshëm në Selanik, z. Arqile Sota.