Përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Diasporës po zhvillojnë një vizitë pune në Ukrainë ku janë takuar me zëvëndësguvernatorin e rajonit të Zhaparozhy në Ukrainë, z. Gygnii Eduard Anatolievich. Gjatë kësaj vizite u shoqëruan nga Konsulli i nderit të Shqiperisë në Ukrainë, Shahin Omanov. Në këtë takim, z. Anatolievich u njoh më tepër me politikat shtetërore të hartuara për Diasporën dhe misionin e AKD-së për promovimin e kulturës shqiptare. Gjithashtu u disktua për mundësinë e shtimit të kurseve të valleve dhe këngëve shqiptare në këtë rajon të Ukrainës.

Përfaqësuesit e AKD-së folën edhe për një mundësi bashkëpunimi mes dy palëve me qëllim rehabilitimin e qendrave kulturore të fshatrave në këtë rajon pasi që një pjesë e fshatrave të këtij rajoni janë të banuara me shqiptarë.