Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës znj. Etleva Kondi firmosi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit znj. Zana Çela me qëllim ruajtjen dhe promovimin e identitetin kulturor kombëtar në Diasporë.
Znj. Kondi u shpreh se ky bashkëpunim do të jetë shumë frytdhënës pasi komuniteti shqiptar në Diasporë ndër vite ka ruajtur vlerat tona kombëtare, duke i përcjell ato nga një brez në tjetrin.
Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me trupën e Ansamblit Kombëtar do të realizojnë në komunitete të ndryshme shqiptare në Diasporë disa seminare për njohjen e këngëve dhe valleve tradicionale shqiptare.
Qëllimi i këtyre seminareve që do të fillojnë brenda muajit qershor do të jetë afrimi i të rinjve shqiptarë në Diasporë me kulturën e vendit të origjinës.
Kjo marrëveshje parashikon organizimin e kurseve dhe trajnimeve për mësimin e valleve popullore, këngëve folklorike shqiptare nga Ansambli Shtetëror, zhvillimin e aktiviteteve me fokus ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Diasporë si dhe organizimin e ekskursioneve dhe vizitave studentore të komuniteti shqiptar.
Marrëveshjen e plotë mund ta lexoni këtu: