Agjencia Kombëtare e Diasporës ka firmosur dje një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin italian eCampus. Drejtori ekzekutiv i Agjencisë z.Dritan Delija dhe Drejtori i Përgjithshëm i Universitetit eCampus, z.Alfonso Lovito me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko dhe dëshirën për të bashkëpunuar në fushën e kërkimit, mësimdhënies, zhvillimit teknologjik dhe inovacionit zyrtarizuan bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Marrëveshja parashikon bursa për studentët ekselentë të Diasporës, hapjen e kurseve universitare si dhe kurseve të studimit në distancë, duke përdorur teknologjinë e informacionit dhe telematikën. Gjithashtu do të organizohen edhe aktivitete hulumtuese, nisma për shpërndarjen e kulturës si dhe aktivitete trajnimi nëpërmjet përdorimit të metodologjive të edukimit në distancë, në veçanti në lidhje me aplikimet e mësimit elektronik.

Në linkun e mëposhtëm mund të lexoni marrëveshjen e plotë.
MARRËVESHJE NDËRMJET AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI DHE UNIVERSITÀ DEGLI STUDI E-CAMPUS NË ITALI PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E KËRKIMIT, MËSIMDHËNIES, ZHVILLIMIT TEKNOLOGJIK DHE INOVACIONIT

Publikuar më: 06 dhjetor 2018