Në kuadër të projektit Rajonit Puglia në Itali “Marginal resilience: the circular economy model for the enhancement of territorial vocations” u zhvillua sot takimi virtual ndërmjet palëve pjesëmarrësve në projekt.
Në këtë takim morën pjesë ing. Noè Andreano, Kryetar i Komunës Casalvecchio në Puglia, znj.Iva Palmieri, përfaqësuese e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, znj. Iris Xhanaj, Agjencia Kombëtare e Diasporës, përfaqësues nga Bashkia Vlorë dhe të entit propozues të Projektit, si dhe përfaqësues të kulturës nga Rajoni Puglia.
Gjatë takimit u prezantua projekti në tërësi si dhe u diskutua mbi fazat e zbatimit konkret dhe shkallën e përfshirjes/angazhimit të palëve në projekt.