Agjencia Kombëtare e Diasporës bëhet pjesë dhe partnere e projektit “Qëndrueshmëria Margjinale: Modeli i Ekonomisë Qarkulluese për Zhvillimin e Vokacioneve Territoriale” në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Në takimin me Z. Claudio Poligniano, Drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit për Regione Puglia në Tiranë, Drejtoresha e Diasporës, Znj. Hasanllari theksoi se për Agjencinë Kombëtare të Diasporës ka një rol të jashtëzakonshëm përfshirja e komunitetit arbëresh në jetën ekonomike të vendit. Agjencia, si institucion përgjegjës për diasporën ka kënaqësinë të jetë pjesë e programeve të tilla që fuqizojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes diasporës dhe vendit të origjinës!