U zhvillua në Tiranë mbledhja e Komitetit Drejtues të Projektit Rajonal “Leveraging the Potential of Diaspora to Advance EU Accession and Labour Mobility in the Western Balkans”, organizuar nga IOM Albania dhe AICS Tirana, me pjesëmarrjen e partnerëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim mori pjesë edhe Agjencia Kombëtare e Diasporës. Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Ermonela Xhafa, ndau eksperiencën e deritanishme të Shqipërisë në politikat e diasporës, me fokus të veçantë te procesi i hartimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2026–2030 dhe Planit të Veprimit 2026–2028, hartuar me mbështetjen e çmuar të IOM Albania.
Të pranishmit ndanë eksperiencat dhe rekomandimet e tyre, duke u fokusuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe në mënyrat se si potenciali, ekspertiza dhe rrjetet e diasporës mund të kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik, lëvizshmërinë e punës dhe procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.
Duke lidhur njerëzit, aftësitë dhe mundësitë përtej kufijve, ne mund të ndihmojmë në shndërrimin e angazhimit të diasporës në një nxitës të mundësive dhe zhvillimit, për komunitetet në rajon dhe për ata që mbeten të lidhur me të nga jashtë.
Agjencia Kombëtare e Diasporës mbetet e angazhuar në forcimin e partneriteteve dhe në krijimin e mekanizmave që mundësojnë përfshirjen e ekspertizës, njohurive dhe potencialit të diasporës në zhvillimin e Shqipërisë dhe të rajonit.
. 



