Aty ku jetojnë shqiptarët, rreh fort edhe zemra e kombit.

Në Londër, Agjencia Kombëtare e Diasporës, zhvilloi një takim të veçantë me përfaqësues të Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në MB dhe kryesinë e Shoqatës “Ardhmëria”.

Takimi ishte shumë më tepër se një vizitë zyrtare.

Gjatë bashkëbisedimit u ndanë përvoja, sfida dhe ide për të ardhmen, me synimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe organizatave të mësuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

U diskutua mbi problematikat, sugjerimet dhe nevojat konkrete të mësuesve e komunitetit shqiptar. Në fokus ishte mbështetja e iniciativave që ruajnë trashëgiminë tonë kombëtare, si dhe zbatimi i objektivave të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2026–2030, në funksion të një lidhjeje edhe më të fortë mes diasporës dhe Shqipërisë.

Mirënjohje të veçantë për Shoqatën “Ardhmëria”, për mësuesit, vullnetarët dhe prindërit, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm investojnë çdo ditë për të mbajtur të ndezur dritën e shqiptarisë larg atdheut.
Sepse dashuria për Shqipërinë nuk matet me kilometra, por me zemrën, sakrificën dhe përgjegjësinë për t’ua trashëguar gjuhën, kulturën dhe vlerat tona brezave që vijnë.