Agjencia Kombëtare e Diasporës mbështet dhe promovon përfshirjen e shqiptarëve të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, përmes informimit dhe orientimit mbi mundësitë konkrete të rikthimit dhe punësimit në Shqipëri.
Në këtë kuadër,nga janari 2026, Agjencia Kombëtare e Diasporës do të publikojë informacione të detajuara për mundësitë e punësimit dhe angazhimit profesional në Shqipëri për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Po e fillojmë me Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA)
AKPA ka krijuar portalin e dedikuar “Puno dhe Jeto aty ku ke zemrën”, një platformë gjithëpërfshirëse informacioni për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe që synojnë të rikthehen për të ndërtuar karrierën e tyre profesionale në Shqipëri.
Ky portal, pjesë e portalit kombëtar të punësimit puna.gov.al, funksionon si një qendër orientimi dhe informacioni, duke ofruar udhëzime të detajuara dhe praktike për:
-
integrimin profesional në tregun shqiptar të punës,
-
procedurat administrative të rikthimit,
-
aksesin në shërbime publike,
-
dhe mënyrat e aplikimit për secilin shërbim.
