Të nderuar bashkëatdhetarë,

Lutem gjeni si më poshtë shpjeguar në detaje, nga Komisioneri i KQZ-së z. Ilirjan Celibashi, hapat që një votues nga diaspora duhet të ndjekë për t’u regjistruar në sistem, duke theksuar rëndësinë e ndjekjes korrekte të procedurave për të siguruar vlefshmërinë e votës.

Hapat për regjistrimin janë si më poshtë: 🗳️

1. Shkarkimi i aplikacionit:
📌Vizitoni faqen zyrtare të KQZ-së: kqz.gov.al/votues-nga-jashte ku gjeni linkun e aplikacionit online , ose
📌Shkarkoni aplikacionin “KQZ Shqipëri”nga:
👉🏻App Store https://apps.apple.com/…/komisioni-qendror…/id6448755948
👉🏻 Google Play https://play.google.com/store/apps/details…
2. Aksesimi i platformës së regjistrimit:
📌 Hyni në platformën për regjistrimin nga jashtë dhe filloni procedurën e regjistrimit.
3. Hapja e një llogarie personale në “PER”:
ℹ️Plotësoni të dhënat personale, duke përfshirë:
📌Numrin personal të identifikimit.
📌Datëlindjen dhe vendlindjen.
📌Një numër telefoni celular që nuk është shqiptar.
📌 Një adresë emaili.
4. Verifikimi fizik përmes kamerës së telefonit:
📌Paraqituni fizikisht para kamerës së telefonit.
📌Sistemi do të verifikojë nëse jeni një person fizik dhe jo një fotografi.
📌Nëse nuk realizoni këtë hap, procesi nuk mund të vazhdojë.
5. Skanimi i dokumentit të identifikimit:
📌Skanoni dokumentin e identifikimit (edhe nëse është i pavlefshëm) duke përdorur kamerën e telefonit ose të kompjuterit.
6. Konfirmimi me kod:
📌Merrni një kod 6-shifror dhe vendoseni atë për të përfunduar procesin e regjistrimit.
7. Ngarkimi i dokumenteve të adresës:
📌Ngarkoni dokumentin që tregon adresën tuaj të banimit ose vendin ku planifikoni të dërgohet fleta e votimit.

Verifikimi i të dhënave nga Regjistri i Gjendjes Civile:
Të dhënat e regjistrimit do të verifikohen me të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile për të garantuar saktësinë e informacionit.